02 Maj 2024

Bizneset gjermane premtojnë investime në fushën e energjisë

Prishtinë, 9 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli  priti sot në takim drejtorin ekzekutiv te Komitetit të Evropës Juglindore për Zhvillim Ekonomik, Rainder  Lindner, dhe dy anëtarët e delegacionit të tij Helge Tolksdorf dhe Anja Quiring, përfaqësues të Departamentit për Zgjerim të EU-së, Evropë Juglindore dhe Turqi në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë. Delegacioni nga Gjermania ishte i shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Peter  Blomeyer.

Gjatë takimit ministri Ismajli e njoftoi delegacionin gjerman për progresin që është arritur në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe njëherit theksoi rëndësinë  fuqizimit të marrëdhënieve të mëtejme ekonomike në mes të dy vendeve.

Kreu i MZHE-së gjithashtu shpalosi të arriturat në fushën e  infrastrukturës, energjisë me theks të veçantë investimet që janë bërë në burimet e ripërtëritshme dhe efiçiencë të energjisë ku edhe kërkoi shkëmbimin e përvojave në këto fusha me Komitetin e Evropës Juglindore për Zhvillim Ekonomik dhe  me bizneset nga Gjermania.

Ministri Ismajli potencoi se Republika e Kosovës ka ambient të favorshëm dhe potencial të madh për të investuar në energji, infrastrukturëi, prodhim dhe fusha të tjera.   

Drejtori ekzekutiv i Komitetit gjerman për marrëdhënie ekonomike me Evropën Lindore, Rainer Lindner, theksoi se kjo vizitë është sinjal i fuqishëm për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim të theksuar ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ai tha se biznesi gjerman duke qenë aktiv në Kosovë do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të vendit.

Duke ditur përvojën 60 vjeçare të  Komitetit të Evropës Juglindore për Zhvillim Ekonomik delegacioni nga Gjermania premtoi mbështetje duke bërë investime direkte në fushën e energjisë gjithëmonë duke pasur përkrahjen nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)