10 Maj 2024

Bie prodhimi vendor në 350 MWh nga 670 sa ishte planifikimi

Prishtinë, 5 shkurt - Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se është reduktuar sërish prodhimi i energjisë elektrike.

Në punë sipas KEDS janë vetëm njësitë B2 dhe A4. Për më tepër, kjo e fundit po punon me kapacitete të reduktuara.

\"Pra, nga 4 blloqe sa do të duhej të ishin në funksion, po punohet më me pak se dy. Prodhimi total per momentin është 350 MWh nga 670MWh sa ishte planifikuar.\"

\"Sot është dashur të kthehet edhe njësia B1, por kjo nuk ka ndodhur. Kjo ka bërë që të krijohen vështirësi në furnizim me energji elektrike\", thekson KEDS.

KEDS/KESCO është duke importuar sasi të konsoderueshme që shkon deri në 465 MWh, por kjo sasi nuk po mjafton. Po bëjmë maksimumin që të sigurohet sasi shtesë, por është shumë e vështirë, pasi ka mungesa të mësha edhe në rajon.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë e cila është krijuar nga devijimi i prodhimit të planifikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)