02 Maj 2024

BE padi ndaj Bullgarisë për shkelje në “Rrymën jugore”

Bruksel, 9 dhjetor - Bashkimi Evropian (BE) mund të ngre padi penale ndaj Bullgarisë në qoftë se nuk rinegociohen kushtet e ndërtimit dhe eksploatimit të gazsjellësit “Rryma jugore” me Rusinë. Komisioni Evropian (KE) ka vërtetuar një sërë shkeljesh në marrëveshjet midis “Gazprom”-it dhe Bullgarisë, Austrisë, Greqisë, Sllovenisë, Kroacisë, Hungarisë, Serbisë.

Megjithë që Sofja dhe Moska mund të kërkojnë përjashtimin e projektit nga rregullat e liberalizimit të tregjeve evropiane, deri tash në Bruksel nuk janë dorëzuar dokumente të tilla. KE-ja është kategorik se, në qoftë se marrëveshjet ndërqeveritare nuk rinegociohen, do të ngre padi penale.

Tri janë problemet kryesore me “Rrymën Jugore”. Së pari, prodhuesi i gazit dhe pronari i tubave nuk janë kompani të veçanta. Ka rrezik që “Gazprom”-i të bëhet monopolist i gazsjellësit. Së dyti, nuk garantohet aksesi i vendeve të treta.

Së treti, tarifat e transferimit të gazit nuk duhet të varen nga gjiganti ris i gazit, kurse nga një operator i pavarur. Sipas KE-së, Bullgaria ka qenë në dijeni me këto tri pika të dyshimta rreth “Rrymës Jugore” që në muajin gusht, kur u shkëmbyen informacionet midis vendeve anëtare të BE-së për shkeljen e rregullave evropiane. Mirëpo, autoritetet bullgare nuk kanë reaguar.

Pas reagimit të ashpër të Brukselit, enti ekonomik shpërndau mesazh tek mediat se “ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Jugore” në territorin e Italisë, Sllovenisë, Austrisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Bullgarisë kërkon që KE-ja të ketë një rol të rëndësishëm dhe më aktiv në negociatat me palën ruse”. Sipas autoriteteve bullgare, Brukseli duhet të ndihmojë në negociatat me Moskën.

Në këtë etapë mbetet e hapur çështja për rinegocimin e marrëveshjeve të nënshkruara me Moskën, si dhe për zgjidhjen e pikave të dyshimta, pasi ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Jugore” startoi zyrtarisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)