05 Maj 2024

BE e Kina arrijnë marrëveshje për produktet solare

Bruksel, 27 korrik - Kina dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje për importimin e paneleve diskutabile solare kineze, njoftoi të shtunën komisioneri evropian për tregti.

Dy palët u pajtuan për një kuotë minimale për importim në BE të produkteve solare, pas gjashtë javësh debati, tha Karel De Gucht, duke lajmëruar se “një marrëveshje miqësore është arritur”.

Marrëveshja parandalon eskalimin e mëtejmë të mosmarrëveshjes tregtare, e cila është e paprecendentë duke marr parasysh vlerën e lartë në treg të importit të artikujve solar, që vlerësohet të jetë rreth 28 miliard dollarë në vit.

Bashkimi Evropian pati akuzuar prodhuesit kinez solar se po bëjnë dumping në tregun evropian, dhe se subvencionet e shtetit kinez iu mundësonin atyre të shesin produktin nën çmimin e kostos të BE-së.

Sipas rregullave anti-dumping që ka vendos Organizata Botërore e Tregtisë, shteteve u lejohet mbrojtja e industrisë vendore, nga konkurrenca jo-fer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)