29 Mars 2024

BE, BB dhe Qeveria e Kosovës investojnë në efiçiencën e energjisë

Prishtinë, 22 dhjetor - Si rezultat i punës së bërë për përmirësimin e efikasitetit energjetik në 70 ndërtesa publike në të gjitha komunat e Kosovës përmes një projekti të financuar bashkërisht nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës dhe të zbatuar përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), më shumë se 1200 nxënës  të shkollës fillore “Shaban Shala” dhe mësimdhënësit e tyre tani gëzojnë kushte më të mira mësimi dhe pune.

Investimi në termoizolimin e ri të shkollës, dyerve, dritareve dhe ndriçimin me energji efektive, si dhe një sistem ngrohjeje të ri dhe efikas do të reduktoj konsumin e energjisë për më shumë se 70% dhe do të reduktoj emetimet e gazeve serrë.

Duke vizituar shkollën me Ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, Ushtruesen e Detyrës së Drejtoreshës Vendore të Bankës Botërore, Elene Imnazde dhe shefin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili, Shefja e Sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrime Evropiane në Zyren e BE në Kosovë, AnnaCarin Platon, tha: “Efiçenca energjetike është themeli i mbështetjes së Bashkimit Evropian për sektorin e energjisë në Kosovë, dhe BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt tranzicionit të gjelbër dhe dekarbonizimit.”

Bashkimi Evropian deri më tani ka zotuar 13 milionë euro për përmirësimin e efikasitetit energjetik në institucionet publike në Kosovë, ndërsa Pakoja e ardhshme e BE-së për Mbështetjen e Energjisë për Kosovën në vlerë prej 75 milionë euro do të ndihmoj familjet e pafavorizuara për të mbuluar shpenzimet e tyre të energjisë, dhe sektorin publik dhe privat për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe për të kaluar në burimet e rinovueshme të energjisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)