29 Prill 2024

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri po hyn në një stad të ri

Prishtinë, 7 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato ekonomike.

Me këtë rast, Ministri Ismajli ka uruar Ambasadorin Minxhozi me rastin e marrjes së detyrës së re, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë Kosovë-Shqipëri në të gjitha fushat, i bindur se ai do të avancojë edhe më tutje.

Kreu i MZHE-së njoftoi diplomatin shqiptar me proceset ekonomike në Kosovë, projektet në fushat si energjia, ku bashkëpunimi mes dy vendeve po njeh një stad të ri pas marrëveshjeve për linjën e trasmisionit 400 kV dhe krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë.

Ministri Ismajli ka theksuar se Shqipëria përbën një prioritet për Qeverinë e Kosovës sa i përket bashkëpunimit ekonomik, duke pas parasysh komplementaritetin e resurseve energjetike dhe ekonomike që kanë dy vendet.

Ismajli dhe Minxhozi konstatuan se bashkëpunimi i mirë i deritashëm duhet të vazhdojë edhe më tutje dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim me po këtë intensitet të vazhdojë edhe në të ardhmen për çka ekziston vullneti i dyanshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)