29 Prill 2024

“Barclays” gjobitet me 435 milion dollarë në SHBA

Washington, 17 korrik - Komisioni Federal Rregullator i Energjisë (FERC) në SHBA ka gjobitur “Barclays” me 435 milionë dollarë për manipulimin e tregjeve të energjisë në Kaliforni dhe disa shtete të tjera, nga nëntori 2006 deri në dhjetor 2008.

“Barclays” dhe 4 prej tregtarëve të tij duhet të paguajnë gjithashtu 34,9 milionë dollarë për të ardhurat e ulta të Programeve të Asistencës së Energjisë Vendase, në Arizona, Kaliforni, Oregon dhe Washington.

Ata kanë 30 ditë kohë për të paguar gjobën, ndërkohë që “Barclays” ka bërë të ditur se do të luftojë kundër akuzave.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimi i ndërmarrë nga FERC sot. Besojmë se ndëshkimi i caktuar nga FERC është pa baza dhe nuk pajtohemi absolutisht me akuzat e bëra ndaj nesh”, bëri të ditur “Barclays” me anë të një deklarate. “Do të synojmë të mbrojmë fuqishëm këtë çështje”.

Përveç gjobitjes së kompanisë, tregtarët e “Barclays”, Daniel Brin, Scott Connelly, Karen Levine dhe Ryan Smith, të cilët janë të gjithë të akuzuar për manipulimin e indeksit në lidhje me çmimet e energjisë elektrike, në pjesën perëndimore të SHBA-ve, janë urdhëruar të paguajnë disa shuma substanciale.

Connelly duhet të paguajë 15 mln dollarë, ndërsa Brin, Levine dhe Smith detyrohen të paguajnë nga 1 mln dollarë secili.

Rregullatori u bazua mbi komunikimet elektronike mes tregtarëve për të formuluar akuzën e tyre. Në një seri mesazhesh elektronike, sipas padisë së FERC, tregtarët mburreshin nga aftësia e tyre për të manipuluar tregjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)