05 Maj 2024

Banorët e Hades kërkojnë dislokim të menjëhershëm

Prishtinë, 13 mars - Banorët e Hades së Vjetër kanë protestuar para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ndaj dështimit të kësaj Ministrie për të gjetur një zgjidhje për zhvendosjen e pjesës së mbetur të banorëve, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Këta banorë vazhdojnë te ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, dhe kushtet më të rënda mjedisore e ekonomike. 

Parullat e  protestuesve ishin: Kërkojmë dislokim të menjëhershëm, boll me qymyr, jo mësim i përbashkët i klasave 1-4, 3 vjet izolim dhe varfëri te skajshme dhe nuk ka jetë ne fshatin Hade.

Këshillit organizativ të protestës iu bë një ftesë nga MMPH qe te takoheshin me ministrin Ferat Shala por kur u ngjitën larte tek zyrat e Ministrisë doli se ministri ishte i padisponueshëm. 

FIQ qëndron pranë qytetarëve dhe kërkon nga MMPH që të kryejë obligimin institucional që qytetarët të mos privohen  nga ushtrimi i të drejtave të tyre si për shpronësimet, ashtu edhe për ndërtimet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)