29 Prill 2024

Arrihet marrëveshja për ndryshimet e klimës

Kigali, 15 tetor - Mbi 150 vende kanë arritur një marrëveshje të cilësuar si “monumentale” për të reduktuar gradualisht gazrat që shkaktojnë ngrohjen globale.

Marrëveshja ka të bëjë kryesisht me gazrat HFC që lëshohet nga përdorimi i mjeteve elektro-shtëpiake si frigoriferë dhe ajër i kondicionuar.

Delegatët të mbledhur në Ruanda pranuan një amendament kompleks të Protokollit të Montrealit, që parashikon reduktimin e HFC-së nga vendet e zhvilluara duke filluar nga viti 2019.

Por disa kritikë thonë se kompromisi i arritur mund të ketë më pak efekt nga sa pritet. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që ndihmoi në hartimin e marrëveshjes përmes një seri takimesh në Ruanda, deklaroi se kjo është një fitore e madhe për Tokën.

“Është një hap monumental përpara, që u jep zgjidhje nevojave individuale të vendeve, por që na jep neve mundësinë për të reduktuar ngrohjen e planetit”, deklaroi Kerry për BBC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)