06 Maj 2024

Aprovohet plani kombëtarë për burimet e ripërtritshme të energjisë

Prishtinë, 5 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar dokumente të politikave, raporte dhe vendime nga fushat e përgjegjësive të saja  ligjore dhe kushtetuese.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin Kombëtarë të Veprimit për Burimet e Ripërtritëshme të Energjisë për periudhën 2011 – 2020.

Ky plan trajton planifikimin dhe zhvillimin e sektorit të burimeve të ripërtritëshme të energjisë në këtë periudhë, caqet obligative të energjisë nga burimet e ripërtritëshme të energjisë që janë 25% e brutokonsumit final të energjisë si dhe definimin e masave për mbështetjen e realizimit të këtyre caqeve.

Është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësime për interesin publik të pronave të paluajtshme, të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të ngastrave kadastrale në të cilat ndodhen objektet e ish-Ndërmarrjes Shoqërore “Rilindja”, në zonën kadastrale të Komunës së Prishtinës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar edhe vendimin e shqyrtimit të mëtejmë të shpronësimit të pronave publike dhe zotëruesve të interesit publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit për nevojat e Agjencisë Kosovare të Forenzikës, në Zonën Kadastrale të Komunës së Prishtinës.

Miratimin e Qeverisë së Kosovës e ka marr edhe vendimi për reduktime dhe ndarjen e mjeteve financiare në pajtim me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.

 Qeveria  e Republikës së Kosovës ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për përbërjen formale, kompetencat, përgjegjësit dhe mënyrën e funksionimit të autoritetit kombëtarë kundër trafikimit me njerëz.

Ky Udhëzim Administrativ përcakton përbërjen, kompetencat, përgjegjësitë dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtarë kundër Trafikimit me Njerëz.

Në mbledhje është miratuar Raporti për zbatimin e Planit të Veprimit të Reformës së Administratës Publike. Realizueshmëria në përqindje e reformës nga data e miratimit 23 maj 2012 deri në fund të gushtit 2013, sipas Raportit del të jetë mbi 60%.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për fillimin e procesit të dekomisionimit dhe çmontimit të azotikut, gazifikimit, ngrohtores dhe objekteve tjera përcjellëse të cilat pengojnë operimin normal të njësive aktive.

Mbyllja e njësive aktive të Termocentraleve Kosova A do të bëhet në përputhje me Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës.



 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)