07 Maj 2024

Ambasadori i Shqipërisë vizitoi KEK-un

Prishtinë, 5 gusht - Ambasadori Republikës se Shqipërisë Qemal Minxhozi, vizitoi KEK-un. Ai është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj me bashkëpunëtor.

Gjatë vizitës së tij, Minxhozi, është informuar në detaje për zhvillimet në KEK dhe sektorin energjetik ne përgjithësi.

\"Përderisa kemi zotim maksimal politik për bashkëpunim mes dy vendeve tona, ky vullnet duhet jetësuar ne fusha konkrete institucionale sa me pare.

Ne ketë vije, qëllimi kësaj vizite ishte thellimi dhe gjetja  mundësive te reja te bashkëpunimit ne sektorin energjetik.

Çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Minxhozi.

Gjukaj e ka njoftuar z. Minxhozi në lidhje me përformancën e KEK-ut, bashkëpunimin e deritanishëm me korporatën simotër KESH si dhe nevojën dhe mundësitë e reja.

“Aktualisht KEK-u e ka të bazuar prodhimin energjetik 95 për qind në termocentrale ndërsa KESH-i 95 për qind në hidro-energji. Koordinimi planifikimeve dhe unifikimi i bilanceve paraqet rritje të sigurisë në furnizim dhe shfrytëzimin maksimal të resurseve nga qymyri dhe atyre hidrike me kosto minimale”, tha Gjukaj.

KESH me herët ka derdhur rezervat hidrike gjatë reshjeve të shumta, ndërsa KEK-u është gjendur në situatë të vështirë në rast të rënieve të paplanifikuara të njësive gjeneruese.

Tash situata ka ndryshuar për te mire.  Ne kohe te sezonit te reshjeve te medha, KEK kishte ndalur njësitë e veta, përderisa KESH kishte depozituar energji elektrike gjë qe ka ndikuar ne rreziqeve  nga vërshimet.

Ne anen tjetër, ne rastet kur KEK ka probleme me punën e njësive te veta, si është rasti tani ne Kosovën A, KESH gjithmonë brenda mundësive ka dalë ne ndihme me sasi te energjisë shtese.

“Pavarësisht zotimeve politike te konfirmuara tash se fundi ne tash e disa vute kemi arritur një novele bashkëpunimi te ngushte mes dy korporatave simotra” shtoi z. Gjukaj.

Ne fund te dy palët u pajtuan,  te përgatitet një propozim plan rreth mundësive te reja te bashkëpunimit ne sektorin e gjenerimit te energjisë elektrike qe do te mund te jetësohet sa me pare.

                                                                        

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)