33.000 qytetarë nënshkruan peticion mbi çmimin e rrymës
Më konkretisht, koalicioni i sipër përmendur kërkon sqarim, se pse nuk është proceduar për votim në seancë plenare peticioni i lartpërmendur me përmbajtje dhe kërkesat origjinale.
Koalicioni rikujton që është përgjegjësi e çdo deputeti, pavarësisht qëndrimeve të tij/saj politike, që të marr parasysh të gjitha kërkesat e listuara në peticionin qytetar, si dhe të mos lejoj që këto të fundit të ndryshohen dhe tëshndërrohen në objekt të interesave tëveçantapartiake.
Poashtu, koalicioni thekson se Peticioni i 33.000 qytetarëve ivendos Deputetët e Kuvenditpërpara një obligimi ligjor e mbi të gjitha qytetar, dhe kërkonqëtëripërsëritet kërkesa e komisionit ndaj kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Për më tepër po i rikujtojmë mëposhtë dhe kërkesate listuara në peticionin qytetar dhe njëkohësisht kërkojmë që ato të merren parasysh ashtu siçjanë listuar në peticion, pa pësuar ndryshime.
Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që:
1) Të rekomandoj që Zyra e Rregullatorit për Energji - ZRRE të anuloj Vendimin V_645_2014 e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 29 gusht 2014, sidomos duke njohur faktin qërrethanat e jashtëzakonshme (me rastin e shpërthimit nëKosovën A) që u përdoren si arsyetim për rritjen e çmimit tëenergjisë kanë kaluar;
2) Të kërkon shkarkimin e anëtareve të Bordit të ZRRE-se, duke rikujtuar dështimin e këtyre të fundit që të mbrojnë interesinpublik të qytetarëve të Republikës sëKosovës, si dhe të ketë parasysh:
a. Mos marrjen për bazë të gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve me rastin e vendosjes së tarifave të reja, ashtu siç kërkohet me nenin 1 të Ligjit për ZRRE;
b. Ndikimin politik të anëtarëve të Bordit, me ç’rast Bordi i ZRRE nuk ka marrë vendim për tarifat e energjisë para datës 31 mars 2014, atëherë kur kanë skaduar tarifat e energjisë, por duke marrë vendim menjëherë pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit 2014;
3) Të obligoj Qeverinëqë të sjellë në Kuvend propozimet për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku do të largohej TVSh prej 16% nga fatura e energjisë elektrike;
4) Të anuloj vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për rentën prej 3 euro për ton qymyri të shfrytëzuar;
5) Të obligoj Qeverinë qëtë sjell në Kuvend propozimet për ndryshimin e Ligjit Nr.03/L-185 për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, sipas së cilitdo të obligohet ZRRE të ndryshoj rregullat për vendosjen e çmimeve. Po ashtu, përmes këtij Ligjit të ri për ZRRE, Kuvendi duhet të obligojë Bordin e ZRRE që përveç ndryshimit të rregulloreve për vendosjen e çmimeve, të aprovoj një rregullore për mënyrën e përllogaritjes së gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë, ashtu siç kërkohet me nenin 1, pika 4, të Ligjit aktual për ZRRE.