16 Maj 2024

2016-ta do të shënojë vitin më të nxehtë

New York, 17 shtator - Kombet e Bashkuara kërkojnë sa më parë zbatimin e marrëveshjes së Parisit, pasi gushti është raportuar si muaji më i nxehtë, ndërsa 2016-ta do të shënojë vitin më të nxehtë.

Sipas të dhënave të SHBA-së, ngrohja globale ka tkurrur mbulesën e akullt të Arktikut në minimumin e tij sezonal, në shtator.

Javën e ardhshme, 47 vende do të marrin pjesë në ngjarjen mbi marrëveshjen e Parisit, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Që të hyjë në fuqi marrëveshja e Parisit mbi klimën, duhet të miratohet të paktën nga 55 vende, në kuadër të Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Njëzet e shtatë vende e kanë miratuar marrëveshjen deri më tani, përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)