KEK mbështet personat me nevoja te veçanta
Prishtinë, 12 nëntor - Përkundër angazhimeve rreth aftësimit të të gjitha njësive gjeneruese, për stabilizim të prodhimit para sezonit të dimrit, KEK-u është duke vazhduar përmbushjen e objektivave që ka rreth përgjegjësisë shoqërore dhe thellimin e partneritetit me ambientin ku operon.
Në këtë vijë, sot me 12.11.204, Korporata Energjetike e Kosovës sh.a., ka nënshkruar një marrëveshje për përkrahje të personave me Sindromin Down.
Me anë të kësaj Marrëveshje,Korporata do të mbështesë hapjen e Ndërrmarjes Sociale Linja e paketimit të mjaltit, përmes së cilës do të behet aftësimi profesional dhe punësimi i qëndrueshëm i personave me aftësi te kufizuar.
Përkundër angazhimeve madhore dhe sfidave për stabilizim dhe rritje së prodhimit në rrethanat e vështira të operimit, Korporata ka parasysh gjithmonë përgjegjësin e gjithëmbarshme shoqërore që ka të shprehur edhe përmes kësaj përkrahje për personat në nevojë tha me këtë rast z. Arben Gjukaj- Drejtor Menaxhues i KEK-ut.
Me këtë rast, Drejtoresha Ekzekutive e shoqatës Down Sindrom Kosova, znj. Sebahate Beqiri, në emër të mbi 700 personave sa janë në tërë Kosovën të prekur me këtë sindrom, dhe prindërve të tyre shprehu faleminderimin e thellë për këtë përkrahje.
Ajo shprehu konsideratë të madhe për KEK-un, Bordin dhe menaxhmentin, të cilët treguan jo vetëm vullnetin e mirë, por edhe gatishmërinë konkrete për të ndihmuar punësimin e qëndrueshëm dhe integrimin në shoqëri të personave me nevoja te veçanta.