Mbahet festivali 50 poezi për borën
Prishtinë, 20 nëntor - Festivali ndërkombëtar i poezisë 50 Poems for snow, do të organizohet në Prishtinë për të parën herë.
Në borën dhe errësirën e kopshtit të Soma Book Station, në edicionin e parë të këtij festivali, poezitë do të lexohen nga: Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi dhe Ndriçim Ademaj.
50 Poems for snow (50 poezi për borën) është festival ndërkombëtar që organizohet çdo vit në qiell të hapur në natën e borës së parë.
Tre poetë lexojnë poezitë e tyre, krahas poezive nga një poet i huaj, të cilit i përkushtohet festivali.
Këtë dimër, festivali i përkushtohet atij që njihet si poeti i zemrës, Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi.
50 POEMS FOR SNOW u themelua në Zagreb në vitin 2012 bazuar në idenë e Sasa impraga.