Muhamet Latifi zëvendësministri i ri i FSK-së
Prishtinë, 8 korrik - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku organizoi një ceremoni pritjeje për zëvendësministrin e ri të FSK-së, Muhamet Latifit si dhe për përcjelljen e ish-zëvendësministrit, Shemsi Veseli.
Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës të zëvendësministrave, ministri i FSK-së Agim Çeku ka falënderuar Shemsi Veselin për punën e deritashme në Ministrinë e FSK-së.
Ministri Çeku me këtë rast, ish-zëvendësministrit Veseli i ka ndarë Mirënjohje, për angazhimin e pakursyer dhe për kontributin e dhënë në FSK.
Ndërsa, zëvendësministrit Muhamet Latifit i ka dëshiruar mirëseardhje dhe punë të mbarë, njëherit i premtoi bashkëpunim të gjithanshëm në realizimin e detyrave në Ministrinë e FSK-së.