Tri ditët e para të javës do të shoqërohen me reshje shiu
![Tri ditët e para të javës do të shoqërohen me reshje shiu](http://ekonomia.info/repository/images/main/12_03_2017_1599015_Parashikimi_i_motit_nga_13_deri_17_mars_2017.jpg)
Prishtinë, 13 mars - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat tri ditët e para të javës vende-vende do të shoqërohen me reshje të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe më pas nga dita e enjte era do të ndryshoj
kahun në drejtim të jug perëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.