Val Maloku në premierën botërore të filmit The Zookeepers Wife
Prishtinë, 8 mars - Aktori i ri kosovar Val Maloku i cili pati paraqitjen e parë para publikut në filmin Babai nga Visar Morina, po vazhdon karrieren prej aktorit.
Ai pas filmit Babai ka luajtur edhe në serialin Legends dhe së fundmi në filmin The Zookeepers Wife nga Niki Caro, përkrah aktorëve të famshëm si Jessica Chastain dhe Daniel Brühl.
Ky film pati premierën botërore dje, 7 mars 2017, në Varshavë të Polonisë ku Val Maloku së bashku me pjesën tjetër të ekipës parakaluan në tepihun e kuq.
The Zookeepers Wife është i bazuar në ngjarje të vërtetë për një familje polake, të cilët i dalin në ndihmë hebrenjëve dhe Val Maloku luan rolin e djalit të Antonina dhe Jan Zabinski.