17 Nëntor 2024

BE dhe UNDP inaugurojnë objektet e trashëgimisë kulturore në Lipjan

Prishtinë, 14 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të inaugurojnë hapësirat e renovuara në Lipjan.

Projekti “Ndërtimi i besueshmërisë nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë” i ka përfunduar punimet në katër hapësira në këtë komunë, përfshirë përmirësimin e oborrit në xhaminë Mulla Sherif Ahmeti, renovimin e rrethojës dhe objektit të kishës Shën Flori dhe Lauri si dhe renovimin e dyshemesë së kishës, përmiresimin e varrezave të qytetit dhe renovimin e kapellës në varrezat orthodokse serbe.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, Libor Chlad, Zëvendës drejtor i Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e BE-së, Valbona Bogujevci, koordinatore e programit në UNDP, përfaqësues të bashkësive fetare, zyrtarë komunal dhe qytetarë të Lipjanit.

Projekti është financuar nga BE-ja dhe përqëndrohet në rinovimin, përmirësimin dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë e Policisë së Kosovës për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndëretnike dhe respektimin e identitetit kulturor dhe trashëgimisë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)