Komuna e Prishtinës shënon ditën e dëshmorëve

Prishtinë, 18 prill - Komuna e Prishtinës shënon sot ditën e dëshmorëve më ç\'rast kryetari i komunës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, dhe drejtorët e drejtorive komunale do të bejnë homazhe dhe ndërime pranë varrezave te dëshmorëve.
Udhëheqësit e komunës nisin homazhet nga varrezat e dëshmorëve në Velani për të vazhduar me nderime tek shtatorja Zahir Pajaziti dhe shtatorja e Skënderbeut.
Komuna po ashtu për nder të kesaj dite organizon edhe dhurimin e gjakut në Sheshin Zahir Pajaziti.
Udhëheqësit e komunës po ashtu bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatrat: Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishevc, Canaj, Barilevë, Koliq, Stallovë dhe Rimanishtë si dhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Sharban .
Komuna po ashtu organizon Akademi përkujtimore në kujtim të dëshmorëve si dhe mban manifestimin qendror në fshatin Marec.