28 Dhjetor 2024

Filloi prodhimi i pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës

Vjenë, 4 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi qëndroi në Vjenë të Austrisë, ku mori pjesë në ceremoninë e fillimit të prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni, drejtuesit e kompanisë austriake OESD, i dorëzuan ministrit Rexhepi edhe zyrtarisht pasaportën e parë biometrike.

Prodhimi i pasaportave do të bëhet në Austri, ndërsa personalizmi i pasaportave biometrike do të bëhet në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta biometrik që nga muaji tetor i këtij viti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi me këtë rast tha se, me fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është bërë edhe një hap tjetër në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e Liberalizmit të Vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 
Ministri Rexhepi siguroi se këto pasaporta janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së.

Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 viteve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme, që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me këto dokumente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)