Zyra e BE-së mbështet institucionet e Kosovës në implementimin e MSA-së
Prishtinë, 11 qershor - Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizon një konferencë përmbyllëse me fokus në përmbushjen e obligimeve nga MSA-ja duke krijuar një administratë publike efikase e cila do të ofronte shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Ngjarja zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Mbështetje për Institucionet e Kosovës në Implementimin e MSA-së", i implementuar nga një konzorcium që përfaqëson tri shtete anëtare të BE-së - Ministrinë Federale Gjermane për Çështje Ekonomike dhe Energji, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.
Përfituesi i drejtpërdrejtë i projektit është Ministria e Integrimit Evropian në Kosovë, si dhe ministritë e tjera të përfshira në procesin e integrimit në BE.