20 Prill 2025

Zvogëlohet tregtia mes Maqedonisë dhe Kosovës

Shkup, 3 tetor - Vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti është zvogëluar 18,6 për qind.

Pikërisht analiza e shkaqeve që kanë sjellë rënie ishin tema e takimit të sotëm mes përfaqësuesve të Dhomave Ekonomike të Maqedonisë dhe të Kosovës që u mbajt në Maqedoni.

"Statistika ka treguar se në gjysmën e parë të vitit 2012 shkëmbimi është zvogëluar 18,6 për qind. Ka rënie përreth tre milionë dollarë të eksportit nga Maqedonia drejt Kosovës të produkteve bujqësore-ushqimore, duhanit, jometaleve dhe metalurgjisë, ndërsa rënie më të madhe vërehet në pjesën e eksportit të naftës nga rafineria OKTA", tha kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski në konferencën e sotme për shtyp.

Në mbledhjen e sotme u analizuan shkaqet dhe konkluzionet se rënia më shumë i përket krizës ekonomike, por edhe hapjes së autostradës nga Kosova drejt Shqipërisë, çka porti i Durrësit u bë më atraktiv për kompanitë kosovare, të cilat më parë shfrytëzonin portin e Selanikut.

"Ndikim me siguri ka edhe mosrealizimi i infrastruktures hekurudhore dhe rrugore, në të cilën insistojmë. Nga pala kosovare ka paralajmërim se deri në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i autostradës nga Prishtina deri në kufirin e Maqedonisë, ndërsa nga kryeministri Gruevski kemi marrë premtimin se vitin e ardhshëm aksi rrugor deri te kufiri kosovar nga ana e Maqedonisë do të jepet nën koncesion", tha Azeski.

Kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu theksoi se qëllimi i takimit të sotëm ishte gjetja e kompromisit dhe e ideve të përbashkëta për bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Bashkëpunimin ekonomik e shoh si çelës të suksesit për afrimin e të dy shteteve. Ka disa probleme, por ato janë të vogla", tha Gërxhaliu.

''Infrastruktura është një nga arsyet kryesore për rënien e shitjes të mallit të Maqedonisë në Kosovë, ndërsa ndikim ka edhe ndërtimi i autostradës drejt Shqipërisë'', deklaroi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)