22 Dhjetor 2024

Zvogëlohet shitja e automobilave të rinj në Britani të Madhe

Londër, 7 shtator - Shitja e automobilave të rinj në Britani të Madhe u zvogëlua për 17,5 për qind në gusht në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, pasi që programi qeveritar për zëvendësimin e automjeteve të lehta të vjetëruara ishte suspenduar, tregojnë të dhënat zyrtare.

Shitja e automobilave të rinj të ri në vend zvogëlohet muajin e dytë me radhë qëkur në korrik shënuan rënie për 13 për qind, publikuan nga Shoqata e Prodhuesve të Automobilave dhe Tregtarëve (SMMT).

Programi për zëvendësimin e automjeteve të vjetra, me të cilin u ndaheshin subvencione qytetarëve britanikë të cilët duan t’i zëvendësojnë automjetet e tyre dhjetëvjeçare, u suspendua para pesë muajve.

“Regjistrimi i automjeteve të reja të lehta në gusht u zvogëlua për 17,5 për qind të 55.305 automjete, ndërsa shitja deri në fund të vitit do të mbeten relativisht të ulta”, tha Poll Everit, drejtor i SMMT-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)