Zvogëlohet eksporti i Bullgarisë për vende nga Bashkimi Evropian

Sofje, 10 janar - Eksporti i Bullgarisë drejt vendeve të tjera nga Bashkimi Evropian është pakësuar me 3 për qind për 10 muajt e parë të vitit të kaluar, në krahasim me 1 vit më përpara, llogariti statistika.
Në të njëjtën kohë importi është shtuar me më shumë se 9 për qind. Bullgarët më tepër blejnë nga Gjermania, Italia, Rumania dhe Greqia, ku shesim pjesën më të madhe të mallrave tona.
Me 13 për qind më shumë është eksporti bullgar për 10 muajt e parë të vitit 2012 drejt vendeve , të cilat nuk anëtarësojnë në Bashkimin Evropian.
Mallrat bullgare shkojnë kryesisht drejt Turqisë, Kinës, Rusisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas të dhënave, importi nga vende të treta po kështu është shtuar, ku më tepër blejnë nga Rusia, Turqia, Kina dhe Ukraina.