26 Dhjetor 2024

Zvogëlohet deficiti buxhetor i Greqisë gjatë 2012-ës

Athinë, 23 mars - Deficiti buxhetor i Greqisë në dy muajt e parë të vitit 2012 është më shumë se i përgjysmuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare, që vërejnë se vendi po fillon realizimin e disa prej qëllimeve të veta për kursim.

Në një njoftim të Ministrisë greke të Financave theksohet se deficiti buxhetor, ose dallimi midis shpenzimeve qeveritare dhe të ardhurave në emër të tatimit, arriti 495 milionë euro në
muajt janar dhe shkurt.

Kjo është dukshëm më e ulët në krahasim me qëllimin e vendosur nga qeveria në 879 milionë euro dhe dyfish më i ulët prej 1,05 miliardë euro nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Të dhënat pozitive për deficitin e zvogëluar janë shpallur drejtpërdrejt pasi qeveria greke  emëroi Filipos Sahinidhis në postin e ministrit të Financave.

Borxhi i përgjithshëm i Greqisë tejkalon shifrën 368 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)