Zvicra mbështet sipërmarrjet e eksportit
Bern, 18 gusht - Qeveria dhe banka kombëtare e Zvicrës duan që së bashku të hartojnë masa për mbështetjen e ekonomisë së vendit, për shkak të forcimit të frangës.
Banka kombëtare bëri të ditur se do të ngrejë dukshëm nivelin e likuiditetit në tregun e parave, ndërsa qeveria në Bern do të ndajë dy miliardë euro për ndihmën e eksporteve, turizmit dhe insfrastrukturës.
Planet e qeverisë duhet të miratohen edhe në parlament. Forcimi i monedhës ka bërë që në veçanti këta sektorë të përjetojnë humbje ekonomike, sepse franga ka rritur dukshëm vlerën në krahasim me euron.