Zhvlerësimi i RMB-së ndikon bursat ndërkombëtare
New York, 13 gusht - Në dy ditët e kaluara monedha kineze u zhvlerësua afro 3.5%, përqindja më e ulët në 20 vjet. Të mërkurën, kursi i këmbimit i RMB-së vazhdoi të ndryshojë në nivel të lartë, duke ndikuar bursën amerikane.
Paraditen të mërkurës treguesi i çmimit mesatar në bursën e New Yorkut shënoi një rënie me 240 pikë.
Edhe në tregun europian dhe atë aziatik treguesit e bursave u ndikuan rëndë. Ulja më e madhe qysh nga tetori i kaluar u shënua në bursat europiane ku në 600 tregues pati rënie prej 2.7%.
Shumë analistë mendojnë se reforma e kursit të këmbimit do të ndihmojë RMB-në të bëhet një rezervë monetare ndërkombëtare.