10 Janar 2025

Zhvillimi i sektorit privat në epiqendër të aktiviteteve të MTI-së

Prishtinë, 29 dhjetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, të hënën, në konferencën e fundvitit me gazetarë, ka paraqitur synimet dhe vizionin e saj për orientimet strategjike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Në takimin e parë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, theksoi: “Unë me stafin tim kemi ardhur në krye të këtij institucioni me qëllimin më të mirë që të krijojmë kushte më të favorshme për sektorin privat, për tërheqjen e investimeve të huaja dhe në këtë punë, në këtë vizion, padyshim që hyn angazhimi individual dhe puna ekipore e të gjithë punonjësve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe institucioneve tjera relevante dhe se do të zotohemi për një partneritetin afatgjatë me mediat, -si kujdestar të kritikës progresive”, theksoi ministrja Bajrami.

Ajo shtoi se do ta thellojë bashkëpunimin dhe dialogun e hapur e të vazhdueshëm me sektorin privat, meqenëse në epiqendër të aktiviteteve tona gjithmonë do të jetë përkrahja për bizneset private, si gjeneratori kryesor për krijimin e vendeve  reja të punës.

“Ne do të mundohemi  të instalojmë një parim të punës, e që është gatishmëria për llogaridhënie dhe transparencë, një raport i hapur me media, të cilin besoj që do ta ndërtojmë dita-ditës duke punuar së bashku”, -theksoi ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, para gazetarëve të pranishëm në këtë pritje.

Në fund, ministrja Bajrami, bëri një urim për të gjithë qytetarët për festat e fundvitit!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)