09 Janar 2025

Zhdoganimi “Pa letër” lehtëson të bërit biznes

Prishtinë, 24 qershor - Dogana e Kosovës ka lansuar sot projektin e ri, i cili është  mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë për t`iu krijuar kompanive lehtësira në të bërit biznes.

Koncepti zhdoganimet “Pa letër” (Paperless), që u përurua sot në Terminalin Doganor në Prizren, ka për qëllim eliminimin e procedurave dhe barrierave administrative si dhe përshpejtimin e procedurave të zhdoganimit të mallit.

Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna tha se ndodhet këtu, së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike zt. Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane e të komponentës së Doganës së EULEX-it, që ta demonstrojnë në praktikë reformën e re që ka bërë Dogana në fillimin e zhdoganimit ‘pa letër’, një koncept ky i ri evropian.

“Për ne është një hap i madh që e zhvillon doganën tonë dhe iu afrohemi standardeve të Bashkimit Evropian. Me këtë, do ta ulim koston e të bërit biznes dhe koston administrative, më pas do ta ulim burokracinë që ka ekzistuar në ndarjen në administratë të dokumentacionit me letër fizike. Poashtu, ky është një lehtësim për tregti, pasi në kohë më të shkurtër malli do të shkoj te konsumatori”, deklaroi Rafuna.

Ai gjithashtu tha se neve si Doganë ky hap na mundëson që burimet tona të cilat i kemi në dispozicion t’i koncentrojmë te kontrollimi më i plotë i mallit. Të gjithë këta janë  hapa pozitivë që i kontribuojnë shtetit dhe reformave që i kemi marrë në doganë.

Kurse, kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu theksoi se kjo është një ditë e veçantë, jo vetëm për shkak të dimensionit ekonomik por edhe pasi po promovohet partneriteti publik-privat,  dhe partneriteti me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Kjo që është duke bërë Dogana e Kosovës është për t’u çmuar dhe respektuar. Vetë fakti që do të ndikojë në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, fakti që do të ulen mundësitë për dukuri negative, do të reflektojë vetvetiu në krijimin e ambientit për të bërit biznes. Do të ndryshojë perceptimi për Doganën dhe vetë Kosovën. Ky është një motiv shtesë për investitorët e huaj që të vijnë në Kosovë”, deklaroi Gërxhaliu.

 Ndërsa znj. Megan Naylor zyrtare për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Amerikane  tha se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur efikasitetin në Doganë.

Ajo theksoi se ky është një hap i madh përpara, pasi që  Kosova bëhet vendi i parë në Ballkan që aplikon sistemin e zhdoganimit “pa letër”. 




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)