Zhbllokohen lëngjet "Nectar"
Prizren, 7 shkurt - Zyra për media e kompanisë Prizren Commerce ka bërë të ditur se pas një muaji ndalesë, lejohet shitja e lengjeve të prodhuara në Serbi, të cilat ishin konsideruara si të dyshimta.
"Javën që lamë pas ne Kosovë kanë hy një sasi e lëngjeve Nectar dhe po vazhdon me ritem shume te mire shitja e tyre", thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Më 28 dhjetor të vitit të kaluar Inspektorati Sanitar i Kosovës, me një urdhëresë, pati ndaluar shitjen e lëngjeve të prodhuara në Serbi të firmave "Nectar", "Takovo" etj.
"Analizat e këtyre produkteve ushqimore-lëngje ishin bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetesisë Publike të Kosovës, me ç'rast disa nga këto produkte nuk përputheshin me deklaracionin, por importuesit e këtyre lëngjeve e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të bërë super-analizën e këtyre lëngjeve jashtë Kosovës, që ishte dërguar në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës në Shkup dhe Shqipëri dhe ku rezultatin se ishin të gjitha në rregull dhe në përputhshmëri me deklaracionin", thuhet në njoftim.
Sipas kompanisë Prizren Commerce me 22 Janar, Inspektorati Sanitar i Kosovës i ka urdhëruar të gjithë inspektoratet komunale që të lejoi shitjen e produkteve lëngje të të gjitha llojeve të firmës prodhuese "Nektar".
Pronarët e firmës importuese "Prizren Commerce" shprehën paknaqesinë e tyre me veprimin e nxituara te institucioneve kosovare që i ka dëmtuar.