23 Dhjetor 2024

Zëvendësimi i tarifës me reciprocitet merret pas rekomandimeve të grupeve punuese

Prishtinë, 19 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Jeta institucionale dhe qytetare në vend dhe zgjerimi i bashkëpunimit në çështjet që e ndikojnë, janë prioritete të Qeverisë, tha kryeministri Kurti.

Shtetndërtimi demokratik i bazuar në respektimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të institucionalizuar. Investimet në ekonomi që përcjellin krijimin e vendeve të reja të punës, duhet të shkojnë bashkë me sistemin dual të arsimit.

Në rrafshin e ekonomisë, dhe marrëdhënieve ndërshtetërore në rajon, ambasadori Bertoncelj u interesua të di më shumë rreth reciprocitetit dhe tarifës ndaj Serbisë.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e re nuk është për tarifën si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por për reciprocitetin si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.

Për zëvendësimin e tarifës me reciprocitet, vendimi sipas Kurtit merret pas rekomandimeve të grupeve punuese të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, dëgjimit të ekspertëve dhe prodhuesve vendorë, dhe, më e rëndësishmja, pasi të jetë dëgjuar opozita në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ambasadori slloven e përgëzoi Kryeministrin Kurti për qasjen e tij konstruktive dhe i uroi sukses në punën e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)