Zbulohet rrezatim në eksportet e Japonisë
Taipei, 20 mars - Zyrtarët tajvanezë kanë zbuluar sasi të rrezatimit në fasulën e importuar nga Japonia. Ky është rasti i parë i ndotjes radioaktive që është raportuar në eksportet e Japonisë.
Qendra për monitorimin e energjisë atomike në Tajvan tha se sasia e rrezatimit është nën nivelin e lejueshëm dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.
Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Juko Edano, tha se Tokio do të vendosë të hënën nëse do të kufizojë konsumet dhe dërgesat e ushqimeve nga zona e Fukushimës.
Nivele të larta rrezatimi janë gjetur në qumështin dhe spianqin që kanë ardhur nga hapësirat rreth centralit të dëmtuar bërthamor.