Zbulohet një tentim mashtrim afër 1 milon euro
Prishtinë, 25 maj - Oficerët doganor gjatë kontrollit tek një subjekt i autorizuar për shitje me shumicë të naftës, respektivisht një kompani e cila është e autorizuar për procedura me ndikim ekonomik kanë zbuluar keqpërdorim të autorizimit për depo doganore.
Kjo kompani ka poseduar autorizim për depo doganore po me procedurën e re të depove doganore ka pasur obligim ligjor që të bëj shkarkimet e të gjitha stoqeve nga procedura paraprake. Gjatë kontrollit tek subjekti zyrtarët doganor kanë konstatuar se subjekti ka lëshuar në qarkullim të lirë totalin e stoqeve të derivateve në sasi prej 1,790,843 LTR duke mos i deklaruar shkarkimet për të përmbushur obligimet e taksave në shumë prej 944,212.32 .
Ndaj kompanisë është iniciuar procedura kundërvajtëse për shmangje të taksave si dhe menjëherë i është tërhequr autorizimi për procedura me ndikim ekonomik, gjithashtu gjatë ditëve në vijim pritet të procedohet edhe procedura për ngritjen e kallëzimit penal në bashkëpunim me prokurorinë kompetente.
Dogana e Kosovës rregullisht ushtron kontrolle tek subjektet e autorizuara, gjithashtu kontrollet do të vazhdojnë për të siguruar që kompanitë të cilat gëzojë lehtësira procedurale nuk janë duke i keqpërdorur ato.