Zbulohen derivate të naftës kontraband në Mitrovicë
Mitrovicë 21 shkurt - Dogana e Republikë së Kosovës ka bërë të ditur së në Mitrovicë oficërt doganore parandalojnë sasi të konsiderueshme të derivative të naftes, gjatë tentimit të kontrabandimit.
Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës, kanë vërejtur një automjet të dyshuar i cili gjendej i parkuar në lagjen Shipol të Mitrovicës, saktësisht afër Shkollës fillore "Fazli Grajqevci".
Me pas oficerët doganore kanë kërkuar pronarin e automjetit të tipit WV, për të cilin as banorët perreth nuk ishin nëdijeni se i kujt eshte.
Pas insistimit te Oficereve Doganore dhe te Policise, eshte paraqitur pronari i automjetit, i cili eshte detyruar ta hap automjetin ne te cilin gjate kontrollit eshte zbuluar nje rezervuar post-fabrikant.
Me pas pronari i automjetit eshte derguar ne Terminalin Doganore ne Mitrovice, I cili ishte ne percjellje te Doganes dhe Policise
Me te arritur ne Terminal, Oficeret Doganore kane filluar me kontroll detale te automjetit, me crast kane zbuluar sasi te derivative te naftes rreth 770 litra.
Pronari i automjetit nuk posedonte asnje deshmi mbi pagesen e detyrimeve importuese, dhe si i tille konsiderohet I kontrabanduar.
Sasia e derivative eshte konfiskuar nga oficeret Doganore, dhe lidhur me rastin ne fjale eshte inicuar kundervajtje Doganore.