Yuan pranë barazimit me dollarin
Pekin, 29 janar - Një ekspert kinez u shpreh se kursi i monedhës kineze yuan me dollarin amerikan po i afrohet nivelit të barazuar, por bota ende nuk po e vë re një gjë të tillë.
Anëtari i Komisionit të Politikës Monetare të Bankës Qendrore të Kinës, z. Li Daokui, i tha këto në Forumin Ekonomik Botëror që po organizohet në Davos të Zvicrës.
Profesor Li vuri në dukje se që nga gushti i vitit të kaluar pothuajse të gjitha monedhat e ekonomive të reja janë zhvlerësuar ndaj dollarit amerikan.
Përkundrazi, juani vijon me këmbëngulje në rrugën e rritjes së vlerës në mënyrë të butë dhe hap pas hapi.
Madje që nga fundi i vitit 2010 shumë individë dhe ndërmarrje kanë filluar të përdorin juanë për të blerë dollarë. Kjo do të thotë se kursi i këmbimit të juanit me dollarin po afrohet drejt ekuilibrimit.