23 Dhjetor 2024

Yıldız: rritja çmimeve te naftës spekulative

Ankara, 5 mars - Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Yıldız ka deklaruar se prodhimi i ditor i naftës nga ana e Libisë është 1 milion e 600 mijë fuçi, dhe se kjo sasi nuk përbën as 10 për qind të naftës që konsumohet.

“Pavarësisht kësaj, çmimet e naftës janë në rritje, kjo rrjedh tërësisht nga spekulimet. Rritja e çmimeve dëmton si prodhuesin ashtu edhe konsumatorin e naftës”.

Ndërsa pyetjes për linjën Samsun-Xhejhan, Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore u përgjigj me këto fjalë:

“Ne mbështesim çdo projekt që bën “bypass” Ngushticat prandaj dëshirojmë ndërtimin e kësaj linje. Pasi negociatave brenda për brenda të sektorit privat, do të bëhet përsëri një vlerësim.\"

\"Në fund të negociatave do të shohim se çfarë rruge do të ndjekim. Themelore është që çdo partner të sillet sipas potencialit të vet, ata që zotrojnë naftë, këtë potencial, ta pasqyrojnë në këtë projekt”, tha Yıldız.

Ministri Yıldız bëri të ditur se presin edhe 10 milion ton naftë nga Kazakistani dhe shtoi “Përveç partneritetit rus, turk dhe italjan, nuk ka tjetër partneritet. Nëse ka një ofertë tjetër të tillë, sigurisht që mund të vlerësohet”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)