22 Dhjetor 2024

Wall Street në rritje të lehtë

New York, 4 mars –  Stoqet amerikane e përfunduan lehtësisht në rritje ditën, pasi shkrirjet dhe blerjet korporative i mbështetën sektorë të veçantë. Por investitorët u tërhoqën gjatë ditës nga fitimet e fundit të shënuara në disa sektorë të mëdhenj, si ata teknologjik dhe bankar.

Prodhuesi i plehrave CF Industries Holdings e rriti ofertën e vet agresive për blerjen e kompanisë Terra Industries.

Ndërsa Dow Chemical deklaroi se do t’i shiste njërën prej degëve të veta kompanisë me aksione private Bain Capital Partners.

Kjo ndihmoi të rriste humorin në treg, një ditë pas American Insurance Group shpalli një marrëveshje rekord për të shitur një prej degëve të veta aziatike të sigurimeve.

Më shumë marrëveshje të tilla do të thotë se tregjet financiare po normalizohen dhe ekonomia po përmirësohet.

Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,02 përqind, indeksi SP500 u rrit 0,23 përqind, ndërsa indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,32 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)