Wall Street mbyllet i kontraktuar
New York, 9 mars - Aksionet teknologjike e shtynë indeksin Nasdaq më lart, në një ditë deri diku të palëvizshme për stoqet amerikane. Tregjet i udhëhoqi prodhuesi i Blackberry-t, Research in Motion, si dhe kompania Cisco Systems.
Kjo e fundit kapi majën 21-mujore, pasi JPMorgan Chase ia rekomandoi këtë stok investitorëve, vetëm një ditë para se kompania të njoftojë për nxjerrjen e teknologjive të reja. Humori në tregje mori hov edhe nga marrëveshja e AIG-së për ti shitur njësinë Alico të sigurimeve të jetës kompanisë MetLife për 15,5 miliard dollarë në para dhe aksione.
Vetë MetLife u rrit 5,1 përqind në tregje, ndërsa AIG fitoi 3,6 përqind.
Indeksi mesatar industrial ra 0,13 përqind, indeksi SP500 mbeti pothuaj i pandryshuar me një rënie prej 0,02 përqind, ndërsa indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,25 përqind, duke e mbyllur në majën më të lartë për 18 muaj.