Wall street hapet në territor pozitiv
New York, 29 mars - Wall Street është hapur në territor pozitiv në ditën e parë të punës për këtë javë i ndikuar nga disa të dhëna ekonomike, ndërsa shumica e bursave europiane janë kthyer në territor negativ.
Indeksi i shpenzimeve të konsumatorit është rritur me 0,3% në muajin shkurt konform edhe parashikimeve të analistëve. Ky është muaji i pestë me radhë që ky indeks shënon rritje.
Ndërsa të ardhurat personale kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me janarin, ndërsa tregu parashikonte një rritje të lehtë prej 0,1%. Gjithashtu më vonë gjatë ditës do të publikohen edhe të dhënat mbi punësimin për javën e kaluar.
Përsa i përket vlerave që mund të jenë në fokus të investitorëve, aksionet e konstruktorit të automjeteve FORD, shënuan një rritje prej 1,5%, para hapjes së Wall Street, pas akordit që Ford arriti me kompaninë kineze Zhejiang Geely Holding mbi blerjen e aksioneve të Volvos. Ford deklaroi se traksaksioni kushtoi 1,8 milliard dollarë ndërsa do të përfundohet në tremujorin e tretë të këtij viti.
Thesari amerikan ka zgjedhur bankën Morgan Stanley si këshilluese për të shitur 25% të kapitalit që shteti amerikan zotëron te CitiGroup. Në mbyllje të bursës ditën e premte një aksion i Citigroup, vlente 4,31 dollarë, ndërsa një aksion i Morgan Stanley 28,85 dollarë.
Ndërkohë kompania BEST BUY, e specializuar në shitjet online deklaroi se në maj do të hapë revistën e parë në Britaninë e Madhe, pak më vone se çishte parashikuar më parë. Para hapjes së Wall Street një aksion i Best Buy vlente 43,16 dollarë.
Ndërkaq shumica e bursave europiane janë kthyer në territor negativ, gjatë tregtisë së pasdites, ndërsa bankat kanë humbur sërisht fitimet e paraditës.
Disa momente më parë indeksi Paneuropian FTSEurofirst 300 shënonte një rënie prej 0,2%, ndërsa është në tendencë rritje për shkak të çmimeve në rritje të metaleve dhe mineraleve. Ndërsa kompanitë e naftës kanë shënuar fitime modeste, pas humbjeve të sesionit të kaluar. BP, Royal Dutch Shell, BG, Total dhe ENI kanë fituar nga 0.3 deri në 1.2% të vlerës. Sektori bankar me Barclays, HSBC, Societe Generale, BNP Paribas dhe Deutsche Bank ranë nga 0.3 deri në 0.8%. Kompanitë minerare si Anglo American, Kazakmys, BHP Billiton, Xstrata dhe Rio Tinto u rritën nga 0.6 deri në 1%.
/Scan TV/