Wall Street, Aksionet e bankave nivelin më të lartë në 16 muaj
SHBA, 12 mars - Aksionet bankare dhe ato teknologjike e ngritën të mërkurën Uoll Stritin, me shpresën se rigjallërimi i kërkesës për biznes do të shtojë fitimet korporative.
Aksionet e bankave fituan pikë dhe u ngritën në nivelin e tyre më të lartë në 16 muaj, mes basteve se ekonomia në përmirësim do ta ushqejë kërkesën për huamarrje.
Inventarët e shitjeve me shumicë ranë papritur për muajin janar dhe shitjet kapën majën në më tepër se një vit.
Aksionet e prodhuesit të çipeve Intel fituan 1,2 përqind, ndërsa indeksi i gjysmëpërçuesve PHLX u rrit 2,2 përqind. Aksionet industriale u renditën mes fituesve më të mirë, me Boeing që u rrit 3,3 përqind.
Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,03 përqind, indeksi SP500 u rrit 0,45 përqind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,78 përqind.