Volkswagen kryeson me shitje në Evropë
Frankfurt, 22 tetor - Volkswagen ka realizuar më tepër shitje në Evropë, sipas Shoqatës së Prodhuesve Automobilistik Evropian (ACEA).
Ndër prodhuesit e tjerë që pas Volkswagenit janë Peugeot Citroen-(153,7 mijë makina të shitura), Fiat Group (121,7 mijë), Ford (108,7 mijë) dhe Renault (108,6 mijë).
Gjithsej në muajin shtator në Evropë, janë shitur 1.261.000 automjete 9,2% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Rënia më të madhe ka Chrysler minus 38,5%. Rritje të madhe kanë Mitsubishi me 38,4%, dhe Daimler me 6,5%.