09 Janar 2025

Vlerësohet roli i Agjencisë së Metrologjisë në mbrojtjen e konsumatorit

Prishtinë, 25 mars - Me rastin e shënimit të muajit për Mbrojtjen e Konsumatorit, në objektin e Agjencisë së Metrologjisë është organizuar  një vizitë laboratorëve, ku  kanë marrë pjesë studentë nga Katedra e Fizikës, pranë FSHMN-së, OJQ Konsumatori si dhe udhëheqësit e institucioneve brenda MTI-së që kanë të bëjnë me infrastrukturën e cilësisë.

Kjo vizitë nga studentët ishte një njohje në aspektet praktike të laboratorëve, me çfarë aktivitete merren laboratorët, çfarë pajisje posedojnë dhe po ashtu u ngrit edhe çështja e kalibrimeve.

Isa Elshani, Udhëheqës i Drejtoratit të Metrologjisë Ligjore pranë Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, tha se kjo Agjenci e cila është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, funksionon në bazë të Ligjit për Metrologji dhe Ligjit për Punimet Metalet e Çmuara si dhe akteve nënligjore që janë në zbatim të këtij ligji.

“Tani për tani kemi pesë laborator që janë aktiv, duke përshirë laboratorin matës, laboratorin e matjeve elektrike, laboratorin e termometrisë, laboratorin e rrjedhjes dhe vëllimit si dhe laboratori i punimeve nga metalet e çmuara. Sipas Ligjit për Metrologji, të gjitha mjetet matëse ligjore që janë në përdorim, duhet të kenë aprovimin e tipit nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, duhet të jenë të verifikuar, të kenë verifikimin e parë apo verifikimin periodik”, ka thënë Elshani.

Ai po ashtu ka shtuar se në raste të caktuara, kur ka dyshime për saktësinë e mjeteve matëse, atëherë kryhet verifikimi i jashtëzakonshëm dhe se në rastet kur konsumatori parashtron ankesa pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë MTI-së, Agjencia e Metrologjisë kryen verifikimin e jashtëzakonshëm dhe e vërteton nëse mjeti matës është keqpërdorë apo mjeti matës është i saktë.

Elshani theksoi se deri tani ka pasur raste për njehsorët elektrikë, kur ka pasur kërkesa nga gjykatat për ekspertiza, ka pasur dyshime për keqpërdorim të njehsorit, gjithashtu ka pasur kërkesa edhe për peshore, pikat shitëse të karburanteve, dhe se të gjitha këto janë verifikuar, me verifikim të jashtëzakonshëm dhe është dal më një raport nëse është keqpërdor apo jo.

“Prandaj, rekomandohen qytetarët dhe të gjithë konsumatorët të cilat kanë dyshime në saktësinë e mjeteve matëse, respektivisht në saktësinë e metaleve të çmuara ose stolive të arit që të parashtrojnë ankesë pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit që është në kuadër të MTI-së, dhe nga aty Agjencia e Metrologjisë së Kosovës do të merrë hapat e duhur për vërtetimin e këtij dyshimi”, ka thënë Elshani.

Gjatë kësaj vizite, nga të pranishmit janë dhënë opinione në lidhje me rolin e Metrologjisë në raport me  Mbrojtjen e Konsumatorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)