Vlera e mallrave të liruara për prodhues në import për vitin 2019 është 370 milion
Prishtinë, 15 janar - Dogana e Kosovës ka njoftuar se bazuar në politikat fiskale në vitin 2019 vlera e mallrave që janë importuar me zero taksa në import për prodhuesit kosovar në vitin 2019 ka qenë 370 milion euro, apo 10.5% e totalit të vlerës së importi në 2019.
Ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për prodhuese përgjatë vitit 2019 sipas doganes është rreth 81.5 milion euro, që paraqet një rritje prej rreth 9.7 % krahasuar me vitin paraprak 2018.
Nga kjo shumë prej 81.5 mil€, ndikimi në taksën doganore ka qenë 9 milion euro, 11.5 milion euro në taksën e akcizës dhe 61 milion euro në TVSH.
"Sa i përket MSA-se duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 milion euro apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak 2018", thekson dogana.
Gjithashtu ndikim në të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi me 1 Shtator 2019 , ku efekti ne te hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj ishte në vlerë 2.5 milion euro.
Totali i lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-se dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 milion euro në taksat importuese.
Shpresojmë se ndikimi i këtyre politikave fiskale, MSA-se, Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë, ka pasur efektin e vet pozitiv në ekonominë kosovare, për prodhuesit kosovar në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, në zëvendësimin e produkteve në import dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare drejtë vendeve tjera.