Vjeshta me çmime më të shtrenjta
Prishtinë, 10 nëntor -Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 1,2 për qind në muajin tetor 2010 krahasuar me muajin shtator. Ndërsa shkalla e inflacionit e matur në muajin Tetor 2010 me muajin Tetor 2009 ishte 6 për qind.
Enti i Statistikave ka publikuar raportin e indeksit të çmimeve. Sipas raportit ngritje e çmimeve vërehet te rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera 24 për qind e shkaktuar nga aplikimi i tarifave dimërore të energjisë elektrike, pastaj perimet 2,3 për qind.
Te grupet dhe nëngrupet e tjera gjatët tetorit 2010 ndryshimet e çmimeve ishin pa ndikim në indeks.
Rënie e çmimeve ndërsa vërehet te pemët -11,5 për qind dhe duhani -0,8 për qind.
Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 6 për qind në muajin Tetor 2010 krahasuar me muajin tetor 2009.
Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për 21,9 për qind. Vajrat dhe yndyrat 29 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 14,1 për qind, duhani 6,7 për qind, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera 4,4 për qind.
Qumështi, djathi dhe vezët u rritën për 2,9 për qind, perimet 3,8 për qind, sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsirat 10,5 për qind.
Ndërsa rënie e çmimeve krahasuar me një vit më parë vërehet te këpucët -1,4 për qind.