25 Dhjetor 2024

Viti 2018 vit i investimeve

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, ka treguar për përparësitë që i ofron Ligji për Investime Strategjike për investitorët në fushën e minierave.

Ministri ka theksuar se Kosova është në fazën më të mirë që mund të investohet, duke përmendur shumë faktorë që kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

“Për rëndësinë e sektorit minerar flet organizimi i kësaj konference. Ne kemi qenë në kontakt me organizatorët e kësaj konference dhe e kemi përkrahur fuqishëm një organizim të tillë, sepse mendojmë se Kosova është në fazën më të mirë për të bërë investime, e sidomos në fushën e minierave, për arsye se Kosova ka pasuri nëntokësore që mund të shfrytëzohen”, ka thënë Hasani.

Hasani ka theksuar se janë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë ku mund të kërkohet për minerale, e që sipas tij, rruga më e mirë për investitorët është Ligji për Investime Strategjike.

“Falënderojmë organizatorët për këtë konferencë që e kanë bërë dhe për bashkëpunimin që e kanë ofruar në vazhdimësi, sepse kanë sjell një listë që i kanë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë, ku ne po mendojmë si ministri, për arsye se jemi bartëse e Komisionit për Investime Strategjike, që tanimë e kemi Ligjin për Investime Strategjike, i cili ka krijuar lehtësira të mëdha dhe besoj që rruga më e mirë për të nisur punën investitorët në këto zona të interesit të veçante është Ligji për Investime Strategjike”, ka thënë ministri.

Hasani ka bërë të ditur se kanë rënë dakord në Komisionin Ndërministror që të ketë edhe më shumë lehtësira për investitorët në fushën e minierave.

“Në takimin e fundit që kemi pasur në Komisionin Ndërministror që e drejtoj unë ka pasur analiza dhe kërkesa nga të gjithë investitorët në fusha të minierave dhe kemi rënë dakord që t’iu krijojmë lehtësira, ta bëjmë një rekomandim për Qeverinë e Kosovës, që investitorët të cilët mund të investojnë në këto zona, pas marrjes së statusit të investitorit strategjik, në rast se nuk ka minerale atu ku kanë bërë kërkime t’i ofrohet mundësia në një afat ligjor që të tërhiqen pa penallti”, ka shpjeguar Hasani.

Ministri Bajram Hasani ka thënë se viti 2018 do të jetë vit i investimeve, sepse sipas tij, janë krijuar të gjitha parakushtet.

“Vlen të theksohet se edhe sa i përket infrastrukturës rrugore jemi mirë, për shkak se janë ndërtuar autostrada dhe kjo krijon lehtësira edhe për bizneset. Të gjitha këto janë parakushte për të ardhur investitorët e huaj dhe Kosovën ta shohin një treg ideal. Presim që ky vit të jetë vit i shpresës, vit i investimeve”, ka thënë ministri Hasani.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)