21 Prill 2025

Vijojn negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë

Prishtinë, 15 shkurt - Grupi Negociator i Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me Turqinë që udhëhiqet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka pritur grupin negociator nga Turqia, ku për dy ditë me radhë është diskutuar për pozitat fillestare në lidhje me produktet industriale.

Deri në takimin e ardhshëm të negociatave, palët u pajtuan që të shkëmbejnë listën e produkteve industriale.

Gjithashtu, të dy grupet negociatore u pajtuan që deri në raundin e ardhshëm të shkëmbejnë listën e produkteve bujqësore dhe kërkesat reciproke për mbrojtjen e tyre.

Kosova dhe Turqia në këtë raund të negociatave shkëmbyen informacione për pozicionet e tyre fillestare në sektorin e shërbimeve. Në këtë drejtim ata u pajtuan që të promovojnë bashkëpunimin e ngushtë në mes të dy vendeve në fushën e shërbimeve.

Në këtë raund të negociatave palët përfunduan punën në tekstin për draftin ligjor të marrëveshjes.

Raundi i ardhshëm i negociatave do të mbahet në muajt e ardhshëm pas konsultimeve në mes të dy palëve.

Negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë filluan në Shtator të vitit 2012.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së CEFTA-s këto janë negociatat e para që Kosova është duke i negociuar si vend i pavarur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)