03 Maj 2024

Vetëvendosje: Më 14 janar Lugina e Preshës nuk do të pengohet

Prishtinë, 11 janar - Lëvizja “Vetëvendosje” i ka garantuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, se me bllokimin e kufijve me Serbinë, më 14 janar, nuk do të “sanksionohen” shqiptarët e tre komunave shqiptare të mbetura nën Serbi.

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, ka njoftuar përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës, se më datën 14 janar, do të bllokojnë pikat kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, e jo shqiptarët që janë të diskriminuar, dhe kundër vullnetit të tyre kanë përfunduar në shtetin e Serbisë.

“Vetëvendosje i ka njoftuar përfaqësuesit e Luginës se gjatë bllokimit të pikave kufitare do t`i lejojnë të kalojnë lirshëm edhe prodhuesit shqiptarë që vijnë nga atje”, ka thënë Kurti, thuhet në nje deklaratë për mediat publikuar nga kjo Lëvizje.

Reagimi i Kurtit ka ardhur pas një takimi që përfaqësuesit e këtij subjekti zhvilluan me përfaqësuesit e partive politike nga Lugina e Preshevës.

Këta të fundit kanë shprehur shqetësimet e tyre me detyrimin për të paguar 60 euro taksë për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë. Ndërkaq, sipas tyre, e gjithë kjo vjen si rezultat i vendimit të ministrit Bajram Rexhepi, ku serbët nga Kosova janë lejuar të përdorin targat e vjetra të Serbisë, e si rezultat i këtij lejimi ata kalojnë kufirin Kosovë – Serbi pa paguar asnjë detyrim në asnjërën anë të kufirit.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ngritën edhe një varg problemesh me të cilat ballafaqohen shqiptarët e ati rajoni. Ata treguan se çdo ditë ballafaqohen me forma të ndryshme të presionit, duke filluar nga përndjekjet e burgosjet policore, prania e ushtrisë e deri te diskriminimi ekonomik e social.

Sipas përfaqësuesve të Luginës, nëse 25 për qind është shkalla e papunësisë në mbarë territorin e Serbisë, në tre komunat e banuara me shqiptarë, kjo shifër arrin mbi 70 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)