03 Maj 2024

Vetëvendosje më 14 janar do t’i bllokojë pikat kufitare me Serbinë

Prishtinë, 5 janar - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se 18 dhjetor 2011 Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që t’i jap afat Qeverisë së Kosovës që të fillojë së zbatuari vendimin e Kuvendit tërësisht duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

Visar Ymeri deputet i Kuvendit te Kosovës nga radhet e Vetëvendsojes ka thënë se ky afat tashmë ka kaluar.

"Sot jemi më 5 janar, thotë kumtesa, dhe Qeveria e Kosovës vazhdon të zbatojë në terren marrëveshje që e zhbëjnë republikën dhe e nënshtrojnë Kosovën ndaj Serbisë", ka thënë ai.

Prandaj sipas tij Lëvizja Vetëvendosje më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dhe të Bardhë.

"Ky bllokim është në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pra është në mbrojtje të Kuvendit."

Moszbatimi i vendimit të Kuvendit nga Qeveria e shkatërron për së brendshmi Republikën, për shkak se e sipërvendos Qeverinë mbi Kuvendin, ekzekutivin mbi legjislativin.

"E sipërvendos përfaqësimin partiak e interesin partikular të reflektuar në këtë Qeveri mbi vullnetin popullor. E në Republikë, pushteti nuk sundon mbi popullin, por populli sundon e qeveria qeveris dhe ekzekuton. Republika është interesi i përgjithshëm."

Ky bllokim sipas Vetëvendosjes ia ndalon Serbisë ta kalojë kufirin me Kosovën.

"Aksioni ynë e shndërron kufirin nga një pikë kalimi siç po e trajton Serbia si vijë administrative, në një kufi shtetëror, dhe ia pamundëson Serbisë hyrjen në territorin tonë", ka thene Ymeri.

Ai ka shtuar me tutje se ne duhet ta bllokojmë Serbinë për shkak se ajo po na bllokon dhe po lufton kundër nesh çdo ditë.

Nuk mund t’i normalizojmë marrëdhëniet me një shtet që nuk është normal. Serbia nuk është shtet normal karshi nesh.

Lëvizja Vetëvendosje! i bën thirrje të gjithë qytetarëve që më datën 14 janar, në ora 13:00 të dalin në mbrojtje të Republikës dhe për mbrojtje të prodhimeve të vendit, duke bllokuar Serbinë në pikat kufitare te Dheu i Bardh dhe Merdare. Në datën 14, SERBIA NUK KALON!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)