Vetëm gjatë tetorit në Turqi janë shitur 104 mijë banesa
Ankara, 24 nëntor - Ka vazhduar rritja e shitjes së patundshmërive në Turqi ku vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti në mbarë Turqinë janë shitur 104 mijë banesa.
Kjo shifër është tregues se shitja e patundshmërive në Turqi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 8,8%.
Pjesa më e madhe e shitjeve u realizua në Stamboll ku u shitën 19 mijë banesa.
Stambolli pasohet nga Ankaraja dhe Izmiri.
Ndërkohë që më shumë se 50 mijë banesa janë shitur për herë të parë, rreth 54 mijë banesa ndryshuan pronarët e tyre.
Në mesin e këtyre banesave 2 mijë e 236 u janë shitur shtetasve të huaj.